Arratiset një i burgosur në Lipjan

11:14 | 29 Prill 2019

Një i dyshuar i cili ishte në vuajte të dënimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ka arritur të arratiset të dielën.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku i dyshuari i cili ishte duke e vuajtur dënimin për vepra të ndryshme penale, kishte arritur të arratiset, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I njëjti është arrestuar dhe rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Komento: