
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar për arrestimin e një qytetari i cili sot ka protestuar kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Në reagimin e tij ai ka ironizuar se ky është rezultat i takimeve të prokurorëve të Prokurorisë Speciale në SHBA, të Policisë me FBI.
Postimi:
Keto takimet e prokuroreve te Prokurorise Speciale ne Amerike, te policise se Kosoves me FBI ne Prishtine dhe ardhja e Dumanit ne Kosove po i jep rezultatet e para ne zbatimin e ligjit ne Kosove.
Pas nje koordinimi dhe bashkepunimi Institucional Qeveri-Polici-Prokurori arrestohet pensionisti 75 vjeçar i cili protestoi në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymes.
Drejtesi, barazi dhe dinjitet!