Hodaj për arrestimin e Ademit: Goditje për Kombëtaren e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj, e ka quajtur si goditje për futbollin e Kosovës dhe kombëtaren, arrestimin dhe dërgimin në mbajtje të kryetarit të federatës së futbollit, Agim Ademi.
“Po bëhet në prag të udhëtimit drejt Izraelit. Ne nuk jemi kundër drejtësisë dhe besojmë se e vërteta do të vjen në fund”, është shprehur Hodaj në konferencë.
“Jemi informuar se dje ka pasë shqetësime në grumbullimin e lojtarëve. Federata do të mundohet të jetë transparente me UEFA-n dhe FIFA-n. Këto sfida do të na bëjnë edhe më të fortë për kualifikimin për evropian”, ka shtuar ai.