
Është raportuar për arrestimin e dy zyrtarëve në Komunë të Prishtinës, për çka ka reaguar kryetari Përparim Rama, i cili tha se si komunë janë të hapur për organet kompetente të kryejnë çdo verifikim.
“Askush mbi ligjin”, shkroi Rama.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Në lidhje me arrestimin e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.
Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Askush mbi ligjin!