Arrestimi i mjekut të QKUK-së për marrje të ryshfetit, reagon ShSKUK-ja

14:43 | 04 Shtator 2023
arrestimi-i-mjekut-te-qkuk-se-per-marrje-te-ryshfetit,-reagon-shskuk-ja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK) ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, thuhet në reagim.

ShSKUK ka shtuar se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Komento: