Arrestohen 2 serbë e 3 shqiptarë që tentonin të kryenin vjedhje në një argjendari në Kaqanik

09:26 | 02 Shkurt 2026
arrestohen-2-serbe-e-3-shqiptare-qe-tentonin-te-kryenin-vjedhje-ne-nje-argjendari-ne-kaqanik

5  persona janë arrestuar pasi tentuan që të kryenin një vjedhje në një argjendari në Kaqanik. Policia njofton se bëhet fjalë për 3  shqiptarë dhe 2 serbë, e ku këta të fundit janë kapur në flagrancë teksa po kryenin vjedhjen.

“Rr. Ismail Raka, Kaqanik / 01.02.2026 – 01:41. Janë arrestuar 5 të dyshuar meshkuj, 2 prej tyre shtetas të Serbisë dhe 3 kosovarë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari. Dy të dyshuarit meshkuj serb nga njësitë policore janë kapur në flagrancë duke e kryer veprën. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metali, një palë dana, 5 qelësa të ndryshëm, 3 kaçavida, një skallper dhe dorëza. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Komento: