Arrestohen 3 persona në Mitrovicë, dyshohen për vjedhje të identitetit

18:21 | 02 Gusht 2023
arrestohen-3-persona-ne-mitrovice,-dyshohen-per-vjedhje-te-identitetit

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës sot në Mitrovicë, pasi dyshohen për vjedhje të identitetit, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim.

Kështu ka mësuar Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj brenda Prokurorisë.

Dy nga personat janë nga Mitrovica, kurse njëri shtetas shqiptar.

Këta persona dyshohet se kanë tentuar të pajisen me letërnjoftime të personave tjerë.

Personi i katërt është lëshuar në procedurë të rregullt.

Komento: