Arrestohen dy grabitës në Prishtinë, dërgohen në qendrën e mbajtjes

10:09 | 27 Dhjetor 2023
arrestohen-dy-grabites-ne-prishtine,-dergohen-ne-qendren-e-mbajtjes

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit një javë më parë në rrugën “Xhorxh Bush”, në bashkëveprim me një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende, duke e sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar i kanë grabitur  telefonin mobil.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me ngjarjen ende po vazhdojnë.

Prokurori ka urdhëruar policinë të hapë rast për grabitje, lëndim i rëndë trupor dhe vjedhje e rëndë.

Komento: