Arrestohen dy persona afër Skenderajt, policia iu gjeti drogë

11:03 | 22 Mars 2024
arrestohen-dy-persona-afer-skenderajt,-policia-iu-gjeti-droge

Njësitet policore në Skenderaj, të enjeten kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Arrestimi i dy të dyshuarve, shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar në fshatin Prelloc të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit të detajuar u është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.4 gramë.

Pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: