
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të saj.
Sipas këtij raporti 24-orësh, janë arrestuar dy persona,njëri nga Mohlan të Suharekës dhe tjetri nga në Kryshec të Pejës, nga të cilët janë konfiskuar edhe armë të ndryshme,sepse dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë ahengjeve familjare.
Në rastin e Suharekës, Policia veprën e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm /armëmbajtje pa leje”.
“Fsh. Mohlan, Suharekë 07.08.2025 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe dy plumba të pa shkrepur. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një armë automatike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha PK-ja.
Ndërkaq në Pejë, policia ka hapur rast për “Përdorim i armës /armëmbajtje pa leje”.
“Fsh. Kryshec, Pejë 07.08.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 4 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, u tha në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.