Arrestohen dy persona në Prishtinë, kishin vjedhur para para disa ditësh

15:52 | 05 Dhjetor 2023
arrestohen-dy-persona-ne-prishtine,-kishin-vjedhur-para-para-disa-ditesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor.

Siç thuhet në njoftim, dy të dyshuarit kishin grabitur mbi 100 euro, transmeton Telegrafi.

“Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për dy raste grabitje dhe lëndim trupor që kanë ndodhë me datat 03.11.2023 dhe 01.12.2023 në platon e Pallatit të rinisë në Prishtinë. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat të cilët dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa bashkëmoshatarë të tjerë, duke i sulmuar fizikisht, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë nga viktimat kanë marrë me forcë shuma të parave (vlera e përgjithshme mbi 100 euro)”, thuhet në njoftim.

Komento: