Arrestohen dy persona në Prishtinë, ushtruan dhunë fizike ndaj grave të tyre

09:11 | 27 Janar 2024
arrestohen-dy-persona-ne-prishtine,-ushtruan-dhune-fizike-ndaj-grave-te-tyre

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre.

Të dyja rastet kanë ndodhur të premten, njëri në orën 14:00, e tjetri gjysmë ore pas mesnate.

Viktimat e të dy rasteve kanë pranuar tretman mjekësor, njofton policia.

I dyshuari për rastin që ka ndodhur pas mesnate është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar – rasti i tij procedohet në procedurë të rregullt./Front Online

Komento: