Dhanë 20 mijë euro për t’i marrë 73 mijë, arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj.
Dy persona janë arrestuar të premten rreth orës 15:45, në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.
Sipas policisë, të dyshuarit i kanë dhënë një personi të tretë 20 mijë euro për t’ua kthyer pastaj 73 mijë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit më 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 euro me detyrimin për t’i kthyer 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.