Arrestohen dy persona për vjedhje në Prishtinë

17:39 | 01 Korrik 2024
arrestohen-dy-persona-per-vjedhje-ne-prishtine

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nga policia të dyshuar për vjedhje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe  arrestojnë personat e dyshuar: A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

“Personat e  dyshuar pas arrestimit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Komento: