Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

19:47 | 02 Tetor 2021

Policia ia ka dalë që shumë shpejt të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar, të cilët kanë kryer sot (e shtunë) një grabitje të armatosur në një market në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot, rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në Rrugën ‘Gazmend Zajmi’, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market”.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme”, thuhet në njoftim përcjell Telegrafi.

Personat e dyshuar A.K, (37) dhe B.N. (35) të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.

Komento: