Arrestohen dy taksistë, sulmuan një tjetër që shkoi për të marrë pasagjerët në aeroport

09:33 | 16 Shtator 2023
arrestohen-dy-taksiste,-sulmuan-nje-tjeter-qe-shkoi-per-te-marre-pasagjeret-ne-aeroport

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, taksistë në Aeroportin e Prishtinës, pasi dyshohet se kishin sulmuar një person, i cili po ashtu ishte taksist.

Mosmarrëveshja mes tyre kishte lindur për shkak se taksisti që u sulmua ishte punëtor i një kompanie tjetër që kishte shkuar në aeroport për t’i marrë disa pasagjerë.

“ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Front Online

Komento: