Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë për djegien e një veture

21:33 | 07 Gusht 2023
arrestohen-dy-te-dyshuar-ne-prishtine-per-djegien-e-nje-veture

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar për djegien e një veture në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 3 korrik në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë, derisa vetura tashmë e djegur ishte e parkuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të dyshuarit janë identifikuar.

“• S. Sh. 61 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe
• B. K. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës se k♪7ta janë të dyshuarit.

Më tej në këtë njoftim thuhet se të dyshuarit pas arrestimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Komento: