Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, e tjetri në Vushtrri
Rasti në Prishtinë ishte raportuar më 7 janar të këtij viti, dhe I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti në Vushtrri ishte i raportuar më 13 janar, me ç’rast i dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Dhunim – Prishtinë 07.01.2025, NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”
“Vushtrri 13.01.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet e ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.