Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, nga të cilët njëri udhëheqës i grupit kriminal

22:56 | 23 Dhjetor 2025
Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë, nga të cilët njëri udhëheqës i grupit kriminal

Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe në asistencë edhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një periudhe disa mujore monitorimi nga institucionet kompetente, ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.

“Sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme”, njofton policia.

Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë, vijon njoftimi.

Për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë, konfirmon policia.

Komento: