Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhë rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Policia përmes një komunikate për media njofton se puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në komunikatë.