Arrestohen edhe 2 serbë në Banjskë të Zveçanit

22:19 | 25 Shtator 2023

Edhe dy serbë të tjerë janë arrestuar në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Fillimisht Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në këtë fshat, në parkingun e një hoteli ka gjetur një veturë në të cilën ndodheshin një sasi e armëve.

Ky arrestim u raportua edhe në emisionin Debat Plus.

Krejt këto arrestime po vijnë si rezultat i operacionit të madh të Policisë së Kosovës në asgjësimin e elementeve terroristë në veri të vendit.

Pasi që këta elementa terroristë dje vranë policin kosovar Afrim Bunjaku./Lajmi.net

Komento: