Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u për trafikim me njerëz – Pritet të ekstradohen në Kosovë

09:56 | 19 Janar 2026
arrestohen-ne-tirane-dy-persona-te-kerkuar-nga-unmik-u-per-trafikim-me-njerez-–-pritet-te-ekstradohen-ne-kosove

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy faza të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur dhe vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasit e ndaluar, R. B. dhe G. H., banues në Tiranë, ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi dyshohen për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit të strukturuar kriminal” në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal’, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftim,

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, dhe policia njofton se po vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit.

Komento: