
Dy persona (një burrë dhe një grua kosovare) janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:25 pas mesnatës, kurse të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një sprej dhe një shufër metalike. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.