
Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj për ryshfet.
Sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro para të gatshme nga një qytetar me premtimin se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurt.
Policia rastin po e heton si “pranim i ryshfetit në sektorin privat”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.