Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohet se e rrahën një tjetër

10:35 | 06 Gusht 2023
arrestohen-tre-persona-ne-gjakove,-dyshohet-se-e-rrahen-nje-tjeter

Janë arrestuar tre persona në Gjakovë, pasi dyshohet se e kanë rrahur një tjetër.

Në raportin e policisë bëhet e fitur se të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit dy nga ta dërgohen në mbajtje.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoje e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht nga 3 të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit dy nga ta dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online

Komento: