
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në Lipjan.
Të njëjtit janë rrahur mes vete.
Si pasoje e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Lipjan 07.09.2023-13:34. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje në mes vete. Si pasoje e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online