
Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka njoftuar për arrestimin e tre personave si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Personi i parë është arrestuar pas një pune intensive, meqë dyshohet se me datë 8 korrik e kishte sulmuar një person.
“Stacioni Policor në Pejë, me datën 08.07.2026, ёshtё njoftuar nga spitali rajonal se njё person ёshtё pranuar i lënduar. Njësitet relevante menjëherë kanё dalë nё vendngjarje dhe viktima ka deklaruar se ёshtё sulmuar nga njё person i cili pasi e ka sulmuar viktimën ёshtё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive nga hetuesit, me datёn 16.07.2026, ёshtё arrestuar i dyshuari dhe i njëjti ka dorёzuar armën (shkrepës)”, njofton Policia.
Pas intervistimit, i njëjti, me aktvendim tё prokurorit të Shtetit, ёshtё dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Gjithashtu bëhet e ditur se me datën 16 korrik nё njё pikё kontrolli nё fshatin Dollc, Policia ka ndaluar veturën me targa vendore dhe gjatё kontrollit nё veturё ёshtё gjetur dhe është sekuestruar njё armё e tipit TT, njё karikator dhe shtatё fishekё.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Derisa në Istog me datёn 16.07.2026, ёshtё njoftuar se nё njё lokal nё qytet, njё person posedon armё, me ç’rast personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nga i njëjti ёshtё sekuestruar njё armё e tipit Ekol, njё karikator dhe pesё fishekë të kal 9 mm, ku pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.