
Në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e dhunimit, mundësim dhe detyrimin në prostitucion ndaj viktimës femër kosovare.
Organet e rendit bëjnë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.