Arrestohen tre përsona për falsifikim të parave, konfiskohen 40 mijë dollarë

17:04 | 23 Qershor 2021

Tre të arrestuar për falsifikim të parave, konfiskohen 40 mijë dollarë.

Janë arrestuar tre persona për falsifikim të parave.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë ka realizuar një aksion policor i cili rezultoi me arrestimin e B.M, M.Sh dhe F.K.

Hetuesit policorë sekuestruan gjithsej 40 mijë dollarë, tre telefona, pasaporta dhe dokumente identifikuese të të dyshuarve si dhe veturat e përdorura të tyre.

Policia njofton se paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara dhe një person gjendet akoma në arrati.

Komento: