Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohen pesë armë

19:46 | 03 Janar 2024

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se stacioni policor në Malishevë ka arrestuar tre të dyshuar, pasi të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me këtë rast gjatë bastisjes, sipas njoftimit të policisë, të dyshuarve u janë konfiskuar, dy armë zjarri të gjata, tri armë zjarri të shkurtra si dhe rreth 130 fishekë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Carrallukë  të Malishevës.

“Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Komento: