Arrestohen tre të dyshuar për posedim të substancave narkotike

20:39 | 08 Janar 2024
arrestohen-tre-te-dyshuar-per-posedim-te-substancave-narkotike

Njësitet policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, në tri raste të ndryshme kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.9 gram dhe 2.0 gram”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është realizuar në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Ndaj tre të dyshuarve, pas intervistimit janë iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: