Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrrisë në Mitrovicë

23:45 | 10 Maj 2026
arrestohen-tre-tifoze-pas-ndeshjes-mes-trepces-dhe-vushtrrise-ne-mitrovice

Tre persona janë arrestuar pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, ku disa tifozë që dyshohet se i përkasin grupit “Torcida”, kanë sulmuar fizikisht një person.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një maskë fytyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit.

“Po ashtu, janë intervistuar edhe tre personat e dyshuar, ku pas procedurave hetimore, është iniciuar rast penal ,,Sulm” dhe dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim

Komento: