Arrestohet 81-vjeçari zviceran i cili shkeli për vdekje mjekun nga Kosova

11:51 | 19 April 2023

Mbrëmjen e së mërkurës në Winterthur, pas një aksidenti trafiku në austradën A1, një 30-vjeçar nga Kosova, Jetmir Morina, u godit nga një veturë, pasi ndjeri tashmë kishte dalur në rrugë të ndihmonte të aksidentuarit.

Mbrëmjen e së hënës, Policia e kantonit të Cyrihut ka arrestuar një 81-vjeçar zviceran lidhur me rastin, i cili fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes në pyetje në polici, 81-vjeçari i arrestuar është dërguar në Prokurorinë Publike përgjegjëse.

Automjeti i tij është siguruar për prova, se cilat lëndime nga cila ngjarje aksidenti çuan përfundimisht në vdekjen e të ritu nga Kosova, ndërsa Policia kishte kërkuar edhe më parë dëshmitarë.

30-vjeçari, Jetmir Morina kishte ndjekur studimet në një shkollë të mesme islame, për t’i ndjekur më pas studimet për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për shkak të dashurisë.

Komento: