Arrestohet 81-vjeçarja, u kap me drogë

11:46 | 20 Gusht 2022

Është arrestuar një grua e moshën 81-vjeçare, derisa e njëjta është kapur me një sasi të substancave narkotike.

81-vjeçarja që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë mbi 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas nga Danimarka të dielën teksa ajo po kalonte tranzit pasi dyshuan për itinerarin e saj dhe sjelljen e pakëndshme.

Në fund të një valixheje të rreme u zbuluan pakoja me pesë kilogramë heroinë.

Gruaja, që udhëtonte nga Malavi dhe Kenia përmes Dohas dhe Varshavës, mohoi çdo akuzw dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhen me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim. Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike./Euronews.al

Komento: