Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për sul*m ndaj kryetarit Bulliqi

10:10 | 13 Shtator 2024
arrestohet-asamblisti-i-ldk-se-ne-podujeve-per-sul*m-ndaj-kryetarit-bulliqi

Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dje gjatë një seance në Kuvendin Komunal.

Sipas raportit policor, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thotë policia

Komento: