Arrestohet burri që hodhi sprej në lokal, nëntë persona u bënë për spital

13:08 | 06 Janar 2023

Nëntë burra kërkuan tretman mjekësor të mërkurën pas mesnate në Gjilan, pasi në lokalin që ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihej një aromë, që u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Policia sot informoi se lidhur me rastin, u arrestua një burrë, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.

“Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur policia.

Komento: