Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi gazetarët e portalit në Mitrovicë

16:49 | 26 Korrik 2024
arrestohet-dhe-ndalohet-per-48-ore-i-dyshuari-qe-kercenoi-gazetaret-e-portalit-ne-mitrovice

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.A,. nga Vushtrria, me dyshimin se i njëjti ka kanosur gazetarët e portalit “Mitropol” nga Mitrovica, për shkak të  një shkrimi të portalit për vendosjen e një mini-parku argëtues në sheshin e Vushtrrisë.

“Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Komento: