
Policia arreston djalin e biznesmenit nga Deçani.
Melos Rrustemaj, djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, është arrestuar nga Policia pas plagosjes së tre personave sonte në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani.
“Po është arrestuar personi i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave”, tha Elshani.
Rrustemaj plagosi me armë zjarri babë e bir nga Peja, Shaban e Andi Dobraj, shkruan Reporteri.
Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Shabanit, Fisnik Dobraj, i cili mbeti poashtu i plagosur.
Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.