Arrestohet djali i themeluesit të “Mango”, dyshohet për vrasjen e babait të tij

12:55 | 19 Maj 2026
arrestohet-djali-i-themeluesit-te-“mango”,-dyshohet-per-vrasjen-e-babait-te-tij

Jonathan Antic, djali i themeluesit të kompanisë së modës me famë botërore Mango, Isaac Antic, është arrestuar në Spanjë.

Arrestimi u krye nga autoritetet katalanase si pjesë e një hetimi për vdekjen e babait të tij, i cili vdiq në dhjetor 2024 pasi ra nga një shkëmb pranë Barcelonës. Ai ra nga një shkëmb rreth 150 metra pasi rrëshqiti në një nga shtigjet.

Në fillim u raportua për një aksident tragjik, por mospërputhjet në deklaratat e të birit dhe provat e tjera i shtynë hetuesit ta hetonin më tej çështjen. Jonathan Andic ka qenë nënkryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë së modës.

Disa media spanjolle kanë raportuar se të dy kishin një marrëdhënie të tensionuar dhe se ishin përfshirë në një grindje serioze pak para incidentit. Jonathan Andic pritet të paraqitet para një gjyqtari gjatë orëve të ardhshme në Martorell.

I lindur në vitin 1953 në Stamboll në një familje hebraike sefardike, Isak Andic mbërriti në Katalonjë në moshën 14 vjeç. Tre vjet më vonë ai shiste rroba dhe këpucë në tregjet rrugore dhe më vonë e zgjeroi aktivitetin e tij profesional duke hapur dyqane mode, duke hedhur themelet e asaj që do të bëhej një perandori e madhe biznesi në sektorin spanjoll të tekstileve, i cili u bë konkurrues ndërkombëtarisht së bashku me kompani të tjera spanjolle si Zara.

Komento: