Arrestohet drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij

11:33 | 31 Mars 2024
arrestohet-drejtuesi-i-kamionit-per-grumbullimin-e-mbeturinave,-nga-pakujdesia-goditi-bashkepunetorin-e-tij

Është arrestuar drejtuesi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave, pasi nga pakujdesia goditi bashkëpunëtorin e tij në Prishtinë.

Personi i goditur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin  e kompanisë, viktimën mashkull kosovar”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.  I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: