
Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Ferizaj, nën dyshimin se në vitin 2021 ka dhunuar një të mitur.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se e dyshuara u arrestua të mërkurën.
“Ferizaj, tetor 2021. Me datën 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është në proces hetimor./Front Online