Arrestohet edhe e dyshuara e tretë – këto janë veprat penale për të cilat ngarkohen infermieret

17:43 | 02 November 2022

Tashmë është arrestuar edhe infermierja e tretë pas publikimit të video ku shihej teksa rrihnin një të moshuar në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Lajmin për Reporteri, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ndërsa foli edhe për veprat për të cilat ngarkohen tri të arrestuarat.

“Tanimë janë tre persona që janë arrestuar. Janë tri vepra penale të ndryshme, e para ngarkohet për veprën penale “sulm”, e arrestuara e dytë për “ndihmë me veprën penale sulm”, si dhe e treta për “incizim të paautorizuar”, tha Gashi.

Zëdhënësi i policisë në Pejë theksoi se tashmë rasti ka kaluar ne sektorin e krimeve të rënda.

Komento: