Është raportuar edhe një person në polici për ngacmim seksual.
Një burrë është arrestuar në Lipjan pasi ka ngacmuar seksualisht disa gra.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL – Lipjan 30.09.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ngacmuar seksualisht disa femra. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.