Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc, policia gjeti armë e municion në shtëpinë e tij

14:08 | 02 December 2024
arrestohet-edhe-nje-i-dyshuar-per-sulmin-ne-iber-lepenc,-policia-gjeti-arme-e-municion-ne-shtepine-e-tij

Në orët e mbrëmjes së 1 dhjetorit, është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit.

Sipas njoftimit nga policia, të dyshuarit me iniciale J.V., me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Poashtu bëhet e ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:

Katër granata dore

Një pushkë gjuetie

Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm

Dy karikatorë të armës automatike AK-47

Një karikator i pushkës së gjatë

Një radiolidhje

 

 

Komento: