Arrestohet edhe një person për rastin “Brezovica”

16:46 | 01 Qershor 2022

Rasti “Brezovica”, arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të marrjes së ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person tjetër, me inicialet R.M. lidhur me rastin “Brezovica” .

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari ngarkohet me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

I njëjti bashkë me dy persona tjerë dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimn e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë 70 mijë euro nha investitorët në vikend në zonën e Brezovicës.

Të enjten e kaluar, Prokuroria në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion, i cili ka përfunduar me katër persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës.

Komento: