Arrestohet Elton Gjevukaj, ja veprat që rëndojnë mbi të

20:15 | 20 Qershor 2025
Policia kërkon ndihmë në kapjen e Elton Gjevukajt për dhunë familje dhe për armë

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e Elton (Bashkim) Gjevukaj, i lindur më 17 mars 2005 në fshatin Bllagaj të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është arrestuar nga autoritetet.

Gjevukaj ishte i kërkuar nga Policia për veprat penale: dhunë në familje, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Komento: