Arrestohet gjakovari që organizonte lojëra fati në lokalin e tij

10:46 | 17 Prill 2022

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet gjakovari.

Është arrestuar një person në Gjakovë, ku sipas policisë i njëjti dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij.

Sipas policisë gjatë kontrollit ne po të njëjtin lokal janë sekuestruar pajisje të lojërave të fatit dhe 6 aparat APEX.

Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar lojëra te fatit. Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale gjashtë (6) aparate APEX. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

Komento: