
Një person është arrestuar në Gjilan.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i njëjti ka sulmuar një person tjetër.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjilan 07.08.2023 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.