
Një person në Gjilan është arrestuar nga Policia.
I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte./Front Online