Arrestohet gruaja nga Gjilani e mashtroi punëtorin e postës, nuk ia pagoi dërgesën në vlerë prej 2650 euro

20:18 | 09 Dhjetor 2021

Gruaja nga Gjilani e mashtroi punëtorin e postës, nuk ia pagoi dërgesën në vlerë prej 2650 euro.

Një grua nga Gjilani ka porositur një dërgesë në vlerë prej 2 mijë e 650 euro me postë të shpejtë, ndërsa në momentin kur punëtori i Postës ia dërgon, ajo e ka mashtruar duke I thënë se po shkon për t’i marrë paratë që ta kryejë pagesën, ndërsa largohet në drejtim të panjohur.

E dyshuara është paraqitur me emër të rrejshëm, ndërsa punëtori i Postës, rastin e ka lajmëruar në Polici.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje, ndërsa gruaja e dyshuar është arrestuar sot, e cila e ka pranuar se e ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’.

Komento: